Ka ndodhur

Tre shqiptarë nga Kosova tentojnë të dalin nga Rinasi me viza false gjermane e belge

Gazeta Si – Tre shqiptarë nga Kosova janë arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet e kishin siguruar dokumente të falsifikuara gjermane dhe belge dhe po tentonin të kalonin tranzit kufirin përmes Rinasit që të mbërrinin më pas në vendet e Bashkimit Europian.

Policia thotë se në pranga janë vënë Behxhet Hoti, 49 vjeç dhe Veton Gjergji, 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, si dhe Leurant Boshnjaku, 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë