Futboll

Tre sfidat sot në Superiore, duel për titullin dhe Europën

Sot luhen tre ndeshjet e mbetura të javës së 34-të të Superligës, ndërkohë që dy përballje janë luajtur dje.

Bëhet fjalë për sfidat Vllaznia-Kukësi, Teuta-Partizani dhe Bylis-Laçi. Verilindorët kërkojnë të marrin trepikëshin për të qëndruar ende në garë për kampionat, pasi në të kundërt, Tirana do të shpallej automatikisht kampione e Superiores. Vllaznia nga ana tjetër kërkon me çdo kusht të shmangë play-off.

Ndërkohë, një tjetër sfidë e rëndësishme është ajo në Durrës mes Teutës dhe Partizanit. Durrsakët pasi arritën finalen e Kupës, kërkojnë të hedhin një hap drejt Europës. Nga ana tjetër, të kuqtë që tashmë drejtohen nga Kalari, kanë mungesat prej koronavirusit, ndërsa kjo sfidë shihet si “treni i fundit” për Europën dhe vetëm një fitore mund t’iu japë shpresa.

Sakaq, Bylisi do të presë Laçin, me këta të fundit qe kanë objektiv kualifikimin në Kupat e Europës. Bylisi nga ana tjetër kërkon një rezultat pozitiv në mënyrë që të shmangë play-off.

Ndeshjet:

17:45 Bylis-Laçi

20:45 Vllaznia-Kukësi

20:45 Teuta-Partizani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë