Ka ndodhur

Tre muaj hetime për të gjetur ‘Touareg’-un e vjedhur të fshehur në Fushë Krujë

Gazeta Si - Dy persona u arrestuan në Elbasan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë blerë një automjet të vjedhur dhe e kanë fshehur në një servis në Fushë-Krujë.

Në pranga përfunduan shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe R. K., 47 vjeç, banues në Durrës.

Policia thotë se ra në gjurmët e tyre pas 3 muajve ndjekje me metoda proaktive. Ata u zbuluan si të përfshirë në një rast të blerjes së një automjeti të markës “Touareg”, që dyshohet se është i vjedhur dhe që kishte të vendosura targa që rezultojnë të vjedhura në datën 14.09.2022, në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M.K., në Arrameras, Fushë Krujë, policia e Elbasanit gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Touareg”,  bashkë me targat e vjedhura. 

Policia dyshon se kjo makinë mund të përdorej në një ngjarje të mundshme kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë