Tre lëkundje sizmike të njëpasnjëshme brenda 20 minutave janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në vendin tonë, ku më i madhi ka qenë 4 ballë i shkallës rihter.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, goditja e parë është shënuar në orën 4 e 19 minuta me magnitudë 4 të shkallës Rihter, epiqendra e së cilës ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut.
Nëntë minuta më vonë ka pasur një lëkundje më të lehtë me magnitudë 2.1. Pas 10 minutash është shënuar edhe lëkundja e tretë me magnitudë 3.4, sërish në të njëjtën zonë.
Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të shënuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




