Ne rrjet

Tre gra në garë për udhëheqjen e NATO-s. Sfida (e vështirë) e Ursula Von der Leyen

Ndër emrat favoritë janë kanadezja Freeland dhe estonezja Kaja Kallas. “Karta” Mark Rutte dhe hipoteza e qëndrimit të kreut aktual, Jens Stoltenberg

Gazeta Si – A ka një grua që po “vrapon” drejt NATO-s? Pyetja nuk është thjesht retorike. Në fakt, në fund të shtatorit 2023 i skadon mandati, tashmë i zgjatur me një vit, Sekretarit të Përgjithshëm aktual, norvegjezit Jens Stoltenberg. Dhe debati se kush duhet ta pasojë atë tashmë po prodhon një sekuencë të stuhishme emrash.

Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës e ka rinisur Aleancën në të gjithë bordin e saj, duke e bashkuar atë si kurrë më parë dhe duke rivendosur arsyen e saj origjinale të ekzistencës, një mburojë kundër kërcënimit rus në mbrojtje të Perëndimit dhe vlerave të tij.

Hyrja e fundit e Finlandës dhe ajo e ardhshme e Suedisë sinjalizojnë një fuqi tërheqëse të rifituar të Paktit, i cili vitet e fundit ishte duke u dobësuar, deri në atë pikë sa ta bënte presidentin francez Emanuel Macron të thoshte se NATO ishte në një “gjendje të vdekur truri”.

Por mutacioni i ka dhënë gjithashtu peshë të re politike dhe shikueshmëri të madhe mediatike postit të Sekretarit të Përgjithshëm, i cili është bërë më i kontestuar se në të kaluarën dhe objekt negociatash shumë më delikate mes vendeve anëtare.

Tradicionalisht, që nga origjina e saj, ndërkohë që komandanti ushtarak i NATO-s ka qenë gjithmonë një oficer amerikan, drejtimi politik ka qenë përgjegjësi e një vendi tjetër anëtar, pra duke përfshirë Kanadanë.

Në fakt, megjithatë, të dymbëdhjetë paraardhësit e Stoltenberg ishin evropianë. Por kryesisht ata ishin të gjithë meshkuj. Por jo më, “thotë” ndjenja mbizotëruese. Dhe në fakt tre emrat më të përmendur në diskutimin actual, janë emrat e grave.

I pari ka qenë prej muajsh, sipas burimeve, i preferuari i Brukselit. I gjithë qyteti flet për të. Presidentja aktuale e Komisionit Ursula von der Leyen mund të ndryshojë ndërtesa dhe të zhvendoset nga Berlaymont, në selinë e NATO-s, e inauguruar në vitin 2017.

Von der Leyen ka të gjitha kushtet, ajo është një ish-ministre e Mbrojtjes, ka përvojë të madhe ndërkombëtare dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me administratën amerikane.

Për më tepër, nuk është aspak e sigurt që ajo do të riemërohet në fund të mandatit të saj në vitin 2024 në detyrën aktuale.

Jo më pak, sepse këtë herë do ta ketë të vështirë ta bëjë këtë pa u bërë më parë “Spitzenkandidat” e Partisë Popullore Europiane.

Sekretariati i Përgjithshëm i NATO-s do të ishte kështu një dalje elegante drejt një posti ndoshta jo aq të fuqishëm, por gjithnjë e më vendimtar.

Megjithatë, kandidatura e von der Leyen, e mohuar zyrtarisht nga zëdhënësit e saj, ka shumë kundërindikacione. Jo vetëm dhe jo aq politike, siç janë rezervat e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbi të gjitha Polonia dhe Hungaria, të cilat nuk i falin që janë kritikuar për morespektimin e shtetit ligjor.

Por edhe për meritë, duke pasur parasysh menaxhimin e keq të Ministrisë së Mbrojtjes gjermane dhe gjendjen katastrofike në të cilën ajo la Bundesëehr-in, ushtrinë federale.

Mbi të gjitha, ndryshe nga Rolling Stones, koha nuk është në anën e saj. Nëse Stoltenberg e mbyll në shtator aventurën e tij, kjo do të thotë se von der Leyen do të duhet të lërë bosh udhëheqjen e Komisionit një vit më herët, në një fazë shumë delikate.

“Vetëm nëse Stoltenbergut do t’i zgjatej edhe një vit detyra, do të kishte kuptim kandidatura e von der Leyen”, thotë një diplomat Italian, që ka vite që është në NATO. Stoltenberg thotë se dëshiron të kthehet në Norvegji, por kurrë mos thuaj kurrë në këto raste.

Nëse-të e shumta të lidhura me von der Leyen kohët e fundit kanë bërë që kuotat e Chrystia Freeland të rriten, ministres aktuale të Financave të Kanadasë, ku familja e mamasë së saj është me origjinë ukrainase dhe një njohëse e shkëlqyer e Rusisë, ku ajo punoi në vitet ‘90 si korrespondente për “Financial Times”.

Do të ishte e para, jo vetëm si grua, por edhe si kanadeze. Uashingtoni, opinioni i të cilit ka shumë rëndësi, nuk e kundërshton emrin e tij, sipas gazetës “New York Times”.

Emri i tretë që duket se ka më pak shanse, është ai i Kaja Kallas, kryeministres estoneze, e cila nuk e fsheh se dëshiron këtë detyrë.

“Është koha që një pozicion i spikatur në BE ose NATO të shkojë në një vend nga Lindja”, – tha ajo së fundmi.

Mbrojtëse e madhe e dërgesës së të gjitha llojeve të armëve në Kiev dhe në favor të hyrjes së shpejtë të Ukrainës në NATO, një temë shumë e diskutueshme midis vendeve anëtare, ekziston frika se si balltike, asaj i mungon ekuilibri i nevojshëm që kërkon detyra.

Mirëpo, që loja është ende e hapur, vërtetohet nga grumbulli i emrave alternativë dhe jo më pak autoritativë në qarkullim.

Para së gjithash, ai i kryeministrit liberal holandez, Mark Rutte, në krye të një qeverie gjithnjë e më të lëkundur dhe në zotërim të të gjitha kushteve të kërkuara, jo më pak të qenit i ashpër në mbështetjen e Kievit, pa qenë “skifter” ama.

Edhe kryeministri socialist spanjoll Pedro Sánchez dhe ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace janë ndër kandidatët e pranueshëm.

Emri i fundit është ende ai i Stoltenberg, në kuptimin e një zgjatjeje njëvjeçare që mund të përfundojë duke favorizuar, por jo në mënyrë të sigurt, Ursula von der Leyen.

Koha po mbaron. Më së voni, në samitin e korrikut në Vilnius, NATO duhet t’i japë vetes një udhëheqje të re (ose të vjetër). Aq më mirë nëse do të ishte një grua.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë