Shendet

Tre doza AstraZeneca janë efektive kundrejt Omicron

Tre doza të vaksinës së COVID-19 të AstraZeneca janë efektive kundër variantit të koronavirusit Omicron që përhapet me shpejtësi, tha kompania farmaceutike duke cituar të dhëna nga një studim laboratorik i Universitetit të Oksfordit .

Gjetjet nga studimi përputhen me ato të kompanive te tjera si Pfizer dhe Moderna të cilat gjithashtu kanë sugjeruar një dozë të tretë për krijimin e imunitetit nga varianti i ri.

Studimi mbi vaksinën e AstraZeneca, tregoi se pas një vaksinimi të plotë me tre doza të vaksinës, nivelet neutralizuese kundër Omicron ishin gjerësisht të ngjashme me ato kundër variantit Delta të virusit pas dy dozave.

Kompania tha se studiuesit në Universitetin e Oksfordit që kryen studimin nuk ishin ata që punuan në vaksinën me AstraZeneca.

"Ndërsa kuptojmë më mirë Omicronin, ne besojmë se do të zbulojmë se përgjigja e qelizave T ofron mbrojtje të qëndrueshme kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimeve në spital," tha Mene Pangalos, kreu i Kërkimit dhe Zhvillimit të biofarmaceutikëve të AstraZeneca, duke iu referuar një komponenti kritik të sistemit imunitar që i përgjigjet luftojnë infeksionin.

Nivelet e antitrupave kundër Omicron pas injeksionit përforcues ishin më të larta se antitrupat te njerëzit që ishin infektuar dhe shëruar natyrshëm nga COVID-19.

Megjithëse të dhënat e hershme janë pozitive për kompaninë, AstraZeneca deklaroi të martën  se po punonte me partnerin e saj Universitetin e Oksfordit për të prodhuar një vaksinë të përshtatur për Omicron, duke iu bashkuar përpjekjeve të ngjashme nga prodhuesit e tjerë të vaksinave.

Studimi i Oksfordit analizoi mostrat e gjakut nga ata të infektuar me COVID-19, ata të vaksinuar me dy doza dhe një përforcues dhe ata të infektuar më parë me variante të tjera shqetësuese. Ai përfshinte mostra nga 41 persona të cilëve iu dhanë tre doza vaksine.

Shkencëtarët dhe qeveritë po përpiqen të forcojnë mbrojtjen kundër Omicron me injeksione dhe terapi, pasi varianti kërcënon të bëhet dominant në të gjithë globin dhe ka nxitur kufizime përpara festave.

Burime:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë