Nga Gazeta Si- Tre aksidente kanë përgjakur rrugët e vendit sot, me pasojë vdekjen e tre personave.
I pari aksident ka ndodhur në Kavajë ku një 50-vjecare është përplasur nga një makinë teksa po kalonte trafikndarësen.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në mesditë, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit ku L.K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një punonjësi policie ka ndodhur pas mesditës së sotme në aksin rrugor “Borsh-Fterrë”.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor. Në këtë automjet udhëtonin tre persona, R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie). Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy të tjerët tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.