Ka ndodhur

Tre aksidente brenda pak orësh, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Nga Gazeta Si- 3 aksidente janë regjistruar brenda pak orësh në vend, me dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Një aksident i rëndë ka ndodhur natën vonë në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit ku motori ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Koplik mëngjesin e sotëm.

Një automjet është përplasur me ambulancën në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.

Viktima është identifikuar si A. K., 57 vjeç, drejtues i automjetit.

Dy pasagjerë të tjerë, ndër to vajza e viktimës, D.K., 18 vjeçe, që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i tretë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Libofsh, pranë repartit të FNSH.

Një motomjet ka goditur nga pas një automjet tip Opel, dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë