Skenat tronditëse të mbështetësve pro-Trump që sulmonin Kapitol Hill kanë përmbysur në mënyrë dramatike botën politike në ditët e fundit të presidencës së Donald Trump.
Ngjarjet e së mërkurës ishin një goditje e rëndë për demokracinë perëndimore, madje edhe para se turma zemëruar të hynte në ndërtës në skena surreale që amerikanët janë mësuar t’i shohin vetëm në vendet e botës së tretë. Seanca e përbashkët e Kongresit për të njoftuar rezultatet e zgjedhjeve, e cila ndodh çdo katër vjet, është zakonisht një formalitet që kalon pa shumë vëmendje.
Por në një lëvizje tejet të pazakontë, më shumë se 100 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit kishin treguar se do të kundërshtonin votimin e kolegjit elektoral në shtete të caktuara. Një llogaritje e thjeshtë matematikore nënkuptonte që sfidat nuk do të ndryshonin përfundimisht rezultatin dhe Joe Biden kishte mbështetjen e nevojshme për t’u shpallur presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, vendimi i kaq shumë republikanëve për të sfiduar haptas rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluar lirisht ishte një shenjë se sa poshtë kishte rënë demokracia amerikane nën udhëheqjen e Trump.
Vendimi nga senatorë si Ted Cruz dhe Josh Haëley për të përjetësuar pretendimet e pabazuara nga presidenti duket se tani ka qenë një gjykim i rëndë politik.
Megjithëse ata nuk mund të kishin parashikuar ngjarjet që u zhvilluan të mërkurën pasdite, republikanët argumentuan për më shumë se një orë në Senat se pothuajse gjysma e Amerikanëve besojnë se zgjedhjet ishin të manipuluara. Dy figurat e vetme që përmendën demokracinë amerikane ishin Mike Pence dhe Mitch McConnell, dy nga republikanët më të vjetër të Uashingtonit, të cilët u distancuan të dy nga presidenti. Pence, duke refuzuar të bllokonte deklarimin e rezultateve (megjithëse në këtë drejtim ai thjesht po i përmbahej rregullave të kushtetutës), Mc Connell duke deklaruar se këto pretendime do të “dëmtonin Republikën Amerikane përgjithmonë”.
Ngjarjet tronditëse të së mërkurës përshpejtuan procesin që çoi në çertifikimin e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara. Pasi u zhvendos në një vend të sigurt, udhëheqja e Senatit Republikan shtyu disa nga rebelët pro-Trump të heqin dorë nga kundërshtimet e tyre. Por
megjithatë, 121 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kundërshtuan për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të Arizonës siç u premtua, pavarësisht nga ngjarjet e ditës.
Sjellja e pamatur e Donald Trump ka kaluar një kufi të brishtë në demokracinë amerikane, duke cuar në zhvillime që i ngjanin një përpjejejë të mirëfiilltë për grusht shteti. Fjalimi i tij ku inkurajonte mbështetësit e tij të shkonin në shtëpi, ndërsa u thoshte se i donte, dhe vazhdoi të nxirrte dezinformata në lidhje me mashtrimet zgjedhore, të jepte përshtypjen se ky është një president autokratik jashtë kontaktit me realitetin.
Disa demokratë e nxitën Pence të kërkonte shkarkimin e Trump. Tre ish-presidentë – Bill Clinton, Barack Obama dhe George Ë Bush dënuan ashpër skenat në Kapitol. “Mësymja u nxit nga Donald Trump dhe mbështetësit e tij më të flaktë, përfshirë shumë në Kongres, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve që ai humbi,” tha Z. Clinton.
Mitt Romney, një nga senatorët e paktë republikanë që sulmoi hapur Donald Trump, në fjalimin e tij në senat mbrëmë.
“Ajo që ndodhi sot ishte një kryengritje, e nxitur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara,” tha ai, duke vënë në dukje se ata që besuan se Trump me të vërtetë fitoi zgjedhjet duhet të zgjohen. “Mënyra më e mirë për të respektuar votuesit që janë të mërzitur është duke u thënë atyre të vërtetën. . . Joe Biden fitoi. ”
/Foreing Policy/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




