Ndërsa në Argjentinë vazhdojnë hetimet për të qartësuar shkakun e vdekjes së Diego Armando Maradona, ajo që trazon familjen është trashëgimia e Pibe de Oro e si duhet të ndahet mes shumë fëmijëve. Sipas asaj që referon e përditshmja spanjolle Marca që citon një gazetar argjentinas shumë pranë ‘Diez’, për momentin trashëgimia vërtitet rreth 75 milionë dollarë mes shtëpive të shpërndara në të gjithë botën, sponsorizimeve (ajo historike me Puma e me dy kompani të videolojërave), investimeve të ndryshme në Venezuelë e Itali, e të tjera pasuri të lëna në Dubai (shtëpi e makina luksi) e në Bjellorusi (një unazë e çmuar e deri një tank).
Si është e ditur Maradona ka pesë fëmijë të njohur: Dalma e Gianinna (që i ka patur me Claudia Villafane, e vetmja ish-grua e ligjshme); Jana (me Valeria Sabalain); Diego Junior (i biri i Cristina Sinagra njohur në 2007); e Diego Fernando, i biri i Verónica Ojeda. Por janë të paktën gjashtë fëmijë të Maradonës që kërkojnë të njihen: një në La Plata, Santiago Lara; një tjetër në Buenos Aires; e të paktën katër në Kubë.
Hetuesit po punojnë për të qartësuar atë çfarë ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit, në orët para vdekjes së Maradonës, por edhe në ditët e mëparshme. Sipas dëshmisë të stafit mjekësor që ishte angazhuar me rehabilitimin pas operacionit të ish-futbollistit të famshëm, veçanërisht të infermieres Dahiana Gisela Madrid (ajo që u dha hetuesve nje version ndryshe nga çfarë deklaroi për mjekët), Maradona kishte përplasur fort kokën në një rënie aksidentale. Në këtë situatë, askush nuk ishte kujdesur që idhulli argjentinas të kryente vizita për të parë pasojat e asaj përplasjeje në kokë disa ditë pas operacionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




