Ka ndodhur

Transportonte kanabis me makinë, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si – Një 19-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap duke transportuar një sasi lënde narkotike.

Droga u gjet e fshehur në automjetin që drejtonte i riu. Autoritetet kanë identifikuar pronarin e këtij automjeti dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Në rrugën “28 Nëntori” të Elbasanit shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues të riun me iniciale K. K., në të cilin, gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit, shtetasi K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë