Ka ndodhur

Transportonte emigrantë me makinë me qira, arrestohet i riu nga Korça

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  

Në pranga ka rënë 25-vjeçari me inicialet F. H nga Korça dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

I riu nga Korça merr makinë me qira dhe e mbush me emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Tiranë……

Policia thotë se 25-vjeçari është kapur duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi A. B., 19 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit F. H. në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë