Ka ndodhur

Transportonte drejt BE emigrantë me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari shqiptar

Gazeta Si - Një 34-vjeçar i kërkuar nga autoritetet shqiptare me akuzën e kalimit të paligjshëm të emigrantëve me skaf, është ekstraduar nga Suedia ku ishte arrestuar. Sipas policisë, në pranga ka rënë i riu me dy identitete, K.K. alias K.M., lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

34-vjeçari akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve  të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë