Ka ndodhur

Transportonte armë dhe municion, arrestohet 15-vjeçari në Mirditë

Nga Gazeta Si- Një 15-vjeçar me inicialet E.S. në Mirditë është arrestuar pasi transportonte armë dhe municion.

15-vjeçari, banues në Burrel u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Policia ende nuk është në dijeni për qëllimin se përse po i transportonte dhe as nëse dikush tjetër ishte i përfshirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë