Nga Gazeta Si – Një 54-vjeçare me inicialet F. O., është arrestuar në flagrancë në Gjirokastër për transport emigrantësh të paligjshëm.
Në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, por drejtuesja e mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi.
Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit rezultoi se F. O,. ishte duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




