Ka ndodhur

Transportonte 13 klandestinë me makinë, në pranga 24-vjeçari Gjirokastër

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 13 emigrantë nga vendet e treta që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e BE-së.

Sipas policisë vihet në pranga edhe një shtetas pakistanez që ndihmonte emigrantët, kundrejt pagesës, që të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

“24-vjeçari, banues në Korçë, është kapur në flagrancë gjatë operacionit, në aksin rrugor Tre Urat-Përmet, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, kundrejt shumës 150 euro për person, 13 emigrantë nga vendet e treta që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e BE-së.

Gjithashtu policia ka vënë në pranga një 33 vjeçar banues në Pakistan, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ndihmonte emigrantët nga vendet e treta, kundrejt pagesës 100 euro për person, që të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë