Të enjten u sekuestruan 2 kg e 30 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 5250 euro, 120.00 lekë të rija, një automjet dhe 3 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, arrestuan në flagrancë shtetasit: -I. B., 29 vjeç dhe N. D., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H.
Në rrugën "Mikel Maruli", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, 5250 euro, 120.00 lekë të rinj dhe 3 aparate celulare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.