Ka ndodhur

Transportonin emigrantë kundrejt pagesës, arrestohen 4 persona

Nga Gazeta ‘Si’ – Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu në kërkim është shpallur një 38-vjeçar, organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 7 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë