Ka ndodhur

Transportoi kokainë nga Shqipëria në Kosovë, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

Gazeta Si – Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova është arrestuar në Kukës. Sipas policisë, në tetor të vitit 2024, Denis Dina ka transportuar rreth 1.1 kg kokainë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet automjetit të tij.

Lëndën narkotike ia ka dhënë një shqiptari të Kosovës në Prishtinë, i cili gjatë ndjekjes nga policia lokale e ka hedhur nga dritarja e automjetit pak para se të arrestohej gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare.

Në 14 prill të këtij viti Gjykata e Prishtinës i ka caktuar arrest me burg për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë