Transporti ndërurban dhe urban-periferik është pezulluar ditën e 17 marsit në Kosovë si pasojë e mospërmbushjes së marrëveshjes midis Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve në Kosovë dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionimin e operatorëve të transportit.
Operatorët e transportit në Kosovë dolën në grevë dhe paralajmërojnë forma të tjera protestuese, përfshirë edhestacionete autobusëve .
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka paralajmëruar qeverinë se nëse nuk do të merren hapa për të përmirësuar situatën, do të dërgojnë 1000 autobusë drejt objektit të qeverisë.
Sipas tij Qeveria në detyrë, ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i realizuar kërkesat e transportuesve publik, dhe për këtë siç thekson ai deri tash kjo e fundit nuk ka reflektuar. Teksa shton se nuk ka asnjë dyshim që do të mbahet sot protestë.
Ai shtoi se humbjet e këtij biznesi kanë qenë të mëdha si pasojë e masave anti Covid-19 dhe se do të kryejnë takime me këshillin drejtues të shoqatës për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




