Industria e anijeve ka tendencën të performojë keq kur kërkesa kineze zhgënjen, por shpërthimi i koronavirusit ka bërë më shumë sesa thjesht të dëmtojë sasinë e ngarkesave që duhet të transportohen. Po ashtu, po parandalon shumë pronarë që anijet e tyre t’i bëjnë të zbatueshme nga ana komerciale.
Transportuesit gjigantë të Capesize që marrin mineralin e hekurit dhe qymyrin në Kinë tani fitojnë vetëm 2.660 dollarë në ditë, sipas Baltic Exchange në Londër. Kjo është një pjesë e asaj që u nevojitet atyre madje e për të paguar ekuipazhin e tyre, dhe është 93% nën kulmin e tyre të vitit 2019.
Kjo është mjaftueshëm keq, por për një pjesë të madhe të industrisë së transportit detar virusi po paraqet probleme shtesë. Shumë pronarë urgjentisht duhet që anijet e tyre t’i pajisin me pajisje të quajtura pastrues (scrubbers) në kantierët e Kinës. Pajisja i lejon transportuesit t’a mbajnë në nivele të ligjshme emetimin e gazrave nga djegia e karburantit si dhe është efiçente në koston e përdorur të karburantit. Por koronavirusi po parandalon instalime të tilla, sipas DHT Tanker Holdings Ltd., një pronar anijesh.
“Mbërritja e njerëzve dhe pajisjeve të duhura në kantierë për instalime ka qenë një sfidë masive, për shkak të shpërthimit të koronavirusit,” tha Randy Giveans, zëvëndëspresident për hulumtime të kapitalit në Jefferies LLC në Houston.
Supertanijet çisternë që janë të pajisura me pastrues janë duke fituar rreth 15,000 dollarë në ditë më shumë sesa ato që nuk i kanë, sipas Giveans. Gjatë një viti, kjo do të thotë që anijet e pajisura me pastrues do të fitonin rreth 5 milion dollarë më shumë. Ekziston një pamje e ngjashme në tregjet e tjera të transportit të mallrave.
Vonesat e kantierit
DHT planifikon të instalojë gjashtë pastrues në anijet e saj këtë vit, dhe rënia e fundit e tarifave të transportit do ta kishte bërë këtë një kohë të mirë për t’i pajisur ato, tha bashkë-drejtuesi Ekzekutiv Trygve Munthe në një intervistë të enjten. Por kantierët e anijeve të Kinës nuk mund të përfundojnë punën ekzistuese për shkak të mbylljes së gjerë të shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit, e lëre më të marrin përsipër një punë të re, tha ai.
Tetë supertanijet çisternë dhe dy anijeçisterna më të vogla po instalojnë pastrues në kantierët kinezë dhe tani përballen me vonesa si rezultat i koronavirusit, sipas Anoop Singh, kreu i hulumtimit të anijeve cisternë në Braemar ACM Shipbroking. Numri i anijeve të ndaluara pranë Shandong në Kinë gjithashtu pritet të rritet ndërsa kërkesa nga rafineritë bie, tha Singh.
“Koronavirusi është duke mbyllur kantieret e riparimeve në Kinë e natyrisht që zgjat kohën e pritjes për anijet me një kohë të caktuar për një riparim apo zëvendësim” tha Peter Sand, analist kryesor i transportit në grupin e industrisë BIMCO. “Paqartësia se për sa kohë do të zgjasë kjo situatë është masive.” /Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje