Treg

Transporti në 2021-shin nuk arriti të tejkalojë nivelet e parakrizës

Gazeta Si – Ndonëse transporti u rikuperua në vitin 2021, sërish nuk arriti që të tejkalonte nivelet e parapandemisë.

Poshtë niveleve të parakrizës mbetet transporti hekurudhor, ajror dhe ai detar i pasagjerëve ndërsa aktivititeti i ngarkim/shkarkimit në porte e ka tejkaluar nivelin e vitit 2019.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Dhjetor 2021 është 374.2 mijë ton, duke u rritur me 4.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Në vitin 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.839,6 mijë ton, duke u rritur me 13.2%, krahasuar me vitin 2020. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 8.6%, krahasuar me vitin 2019.

Në muajin Dhjetor 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.638 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 40.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në vitin 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 25.115 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 3.5%, krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me vitin 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 41.5%.

Në muajin Dhjetor 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 200.0 ton, duke u rritur 11.1%, në krahasim me Dhjetor 2020.

Në vitin 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 2.035.8 ton duke u rritur me 13.3%, krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me vitin 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 14.2%.

Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar numri i fluturimeve të kryera është 2.408, duke u rritur 2.3 herë, në krahasim me muajin Dhjetor 2020.

Në Dhjetor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 59.100 pasagjerë. Krahasuar me Dhjetor 2020, ky tregues është rritur 71.1%.

Në vitin 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 862.757 pasagjerë, duke u rritur me 2.3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 45.2%.

Në muajin Dhjetor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 81.9% të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore gjatë dhjetorit të vitit të kaluar është 271.340 pasagjerë duke u rritur me 3.2 herë, krahasuar me Dhjetor 2020.

Në vitin 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.928.275 pasagjerë duke u rritur me 2.2 herë, krahasuar me vitin 2020.

Krahasuar me vitin 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore është ulur me 12.3%.

Në Dhjetor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 119.7 miliardë lekë dhe 45.7% e tyre u transportua me det. Në vitin 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 1.152.5 miliardë lekë dhe 48.2% e tyre u transportua me det.

Në vitin 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 947.9 miliardë lekë dhe 51.8% e tyre u transportuan me det.

Eksportet e mallrave

Në Dhjetor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 58.2%, me rrugë 37.4% dhe me ajër 0.4%. Mallrat e eksportuara me rrugë në Dhjetor 2021 janë rritur me 21.7%, krahasuar me Dhjetor 2020.

Në vitin 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54.9%, me rrugë 38.8% dhe me ajër 0.4%. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 20.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 21.1%.

Importet e mallrave

Në Dhjetor 2021 mallrat e importuara me rrugë zënë 42.0%, me det 41.2% dhe me ajër 2.8%. Mallrat e importuara me rrugë në Dhjetor 2021 janë rritur me 20.6%, krahasuar me Dhjetor 2020.

Në vitin 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 45.1 %, me det 45.6% dhe me ajër 3.6%.

Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 26.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë