Treg

Transporti i mallrave u rrit me 11.5% në muajin maj

Maji i këtij viti ka shënuar rritje të ndjeshme në transportin e mallrave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin maj 2021 është 401,3 mijë ton, duke u rritur 11,5 %, krahasuar me Maj 2020.

Krahasuar me mesataren e muajve maj për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur 7,6 %.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.933,2 mijë ton, duke u rritur me 16,7 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Gjatë majit të këtij viti volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.495 mijë ton-kilometër, duke u rritur 3,6 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 12.931 mijë tonkilometër, duke u rritur me 28,3 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin maj 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 196,1 ton, duke u rritur 51,3 % në krahasim me Maj 2020.

Gjatë majit të këtij viti, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 36.406 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë, ky tregues është rritur 6,2 herë.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 155.121 pasagjerë, duke u rritur me 15,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin maj 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 80,5 % të transportit gjithsej.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 495.646 pasagjerë duke u ulur me 5,9 %, krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit 2020.

Vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 94,8 mld lekë dhe 49,7 % e tyre u transportua me det.

Në pesëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 428,8 mld lekë dhe 49,5 % e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave në maj 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 52,2 %, me rrugë 39,8 % dhe me ajër 0,3 %.

Mallrat e eksportuara me rrugë përgjatë majit janë rritur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtë  periudhë të vitit më parë.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 55,2 %, me rrugë 37,2 % dhe me ajër 0,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 26,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Gjatë majit, mallrat e importuara me det zënë 48,3 %. me rrugë 47,6 % dhe me ajër 3,1 %.

Në pesëmujorin e parë të vitit 2021, mallrat e importuara me det zënë 46,7 %, me rrugë 47,9 % dhe me ajër 3,2 %


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë