Transporti i mallrave gjatë muajit nëntor 2021 pati rënie, krahasuar me nëntorin e 2020-s, ndonëse situata në atë kohë ishte më kritike, nga pandemia.
Transporti i pasagjerëve pësoi rritje, me 70.5% nga nëntori i shkuar, sidomos nga rrugët ajrore.
Mallrat e shkarkuara dhe ngarkuara në portet në Nëntor 2021 janë ulur në sasi me 11.9% nga nëntori i shkuar i vitit 2020, në sasi totale prej 375 mijë ton. Pjesa më e madhe e të cilave u transportua me rrugë detare.
Për të gjithë 11 mujorin e vitit 2021, ngarkim/shkarkimi i mallrave u rrit me 13.9% në total, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.


Transporti i pasagjerëve, për nëntorin, vazhdoi të kryesohej nga linjat ajrore, që u rrit me 70.5% nga nëntori i shkuar. Për 11 mujorin, me linja ajrore kanë fluturuar mbi 2.5 mln pasagjerë.
Në muajin Nëntor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 86.8% të transportit gjithsej.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Nëntor 2021 është pasagjerë duke u rritur me 3,1 herë, krahasuar me Nëntor 2020.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Nëntor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 117.8 mld lekë dhe 47.3% e tyre u transportua me det. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 1.032.7 mld lekë dhe 48.5% e tyre u transportua me det.
Rrugët detare, janë më të preferuara për eksportet dhe importet po ashtu, ku mbi 50% e tyre transportohen nga deti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




