Aktiviteti i transportit është gjallëruar edhe gjatë muajit tetor.
Për 10 mujorin pjesa më e madhe e sektorëve kanë kaluar nivelet e parapandemisë, me përjashtim të hekurudhave dhe transportit ajror e detar.
Sipas Instat, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin tetor është 413.7 mijë ton, duke u rritur 3.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 4.090,5 mijë ton, duke u rritur me 17.1 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur me 8.3 % krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019.
Gjatë tetorit volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.474 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 36.4 %, krahasuar me Tetor 2020.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 22.094 mijë ton- kilometër, duke u rritur me 5.5 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 38.7 %.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër gjatë tetorit është 178.6 ton, duke u rritur 16.7 % në krahasim me Tetor 2020.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.645.4 ton duke u rritur me 12.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 14.4 %.
Në Tetor 2021, numri i fluturimeve të kryera është 2.618, duke u rritur 74.3 % në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

Numri i pasagjerëve që udhëtuan me linjë detare gjatë tetorit është 47.987 pasagjerë. Krahasuar me tetor 2020, ky tregues është rritur 67.9 %.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 769.776 pasagjerë, duke u rritur me 2.4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 46.5 %.
Në muajin tetor 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 85.7 % të transportit gjithsej.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Tetor 2021 është 290.987 pasagjerë duke u rritur me 2.7 herë, krahasuar me Tetor 2020.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.421.923 pasagjerë duke u rritur me 2.1 herë, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2020.
Ndërsa krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore është ulur me 14.5 %.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në tetor, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 110.7 mld lekë dhe 49.1 % e tyre u transportua me det.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 914.9 mld lekë dhe 48.6 % e tyre u transportua me det. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) eshte rritur me 7.6 %.
Eksportet e mallrave
Në tetor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54.7 %, me rrugë 40.9 % dhe me ajër 0.4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në tetor 2021 janë rritur me 12.2 %, krahasuar me tetorin e vitit 2020.

Në dhjetëmujorin e vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54.3 %, me rrugë 38.9 % dhe me ajër 0.4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 18.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 16.6 %.
Importet e mallrave
Në Tetor 2021 mallrat e importuara me det zënë 46.7 %, me rrugë 43.4 % dhe me ajër 3.1 %. Mallrat e importuara me rrugë në tetor 2021 janë rritur me 14.0 %, krahasuar me tetor 2020.
Në dhjetëmujorin e vitit 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 46.8 %, me det 45.9 % dhe me ajër 3.8 %.
Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




