Ekonomi

Transporti detar dhe hekurudhor po përmirësohet. Ajrori rezulton me rënie

Transporti duket të jetë përsëri një sektor delikat në Shqipëri, i cili po merr veten  më ngadalë se sektorët e tjerë. Sipas të dhenave të INSTAT, transporti detar dhe hekurudhor kanë pësuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku çdo gjë ishte e mbyllur, por ndodhet në nivele jo shumë të mira.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin mars 2021 është 370.8 mijë ton, duke u rritur 45.7%,krahasuar me mars 2020. Në muajin mars 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.706 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 4.2%, krahasuar me mars 2020.

Transporti ajror vazhdon të ketë rënie ku në muajin mars 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 176.8 ton, duke u rritur me 13.6%, në krahasim me mars 2020. Krahasuar me mesataren e muajve ,mars për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është rritur me 0.1%.

Në Mars 2021, numri i fluturimeve të kryera është 1.128 duke shënuar një rritje me 22,3%, në krahasim me Mars 2020.

Në Mars 2021,numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 26.054 pasagjerë. Krahasuar me Mars 2020, ky tregues është rritur 60.8%. Krahasuar me mesataren e muajve Mars për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 29.9 %.

Në raport tremujori, gjatë 2021-shit, transporti detar është rritur me 14.5%, transporti hekurudhor me 4.2% dhe transporti ajror u ul me 12.1%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë