Motosport

Transformimi i Hungaroring në pritje të ‘Hungarian Grand Prix’

Faza e dytë e rindërtimit të Hungaroring është drejt fundit dhe tani dallohen qartë “paddock”, ndërtesa kryesore dhe tribunat. Faza e parë përfundoi në fillimin e verës së shkuar, ndërsa e dyta filloi një javë pas garës së sezonit 2024 në Korrik. 620 specialistë punojnë cdo ditë shoqëruar nga 12 kulla vincash që ndihmuan për montimin e 23785 metra kub beton. Përfshi këtu 7604 ton hekur si përforcues dhe 759 metra katrorë struktura të ndërtuara.

“Paddock” në Hungaroring

Në tribunën kryesore të përbërë 100% prej betoni të parafabrikuar janë instaluar pothuajse 50% të elementeve. Ndërkohë që pothuajse ka përfunduar mbushja me material përreth godinës kryesore. Konstruksioni i strukturave vertikale në katin e 3 është në proces ndërsa 22 kilometra tubacione mbrojtëse dhe 80 kilometra tubacione lidhëse janë shtruar tashmë. Pa lënë mënjanë 20 kilometra kabllo elektrikë.

Tribuna kryesore në Hungaroring

Duke pritur “2025 Hungarian Grand Prix” punimet për rindërtimin e Hungaroring do të zgjasin deri në vitin 2026 por sipas Drejtorit të Përgjithshëm Zsolt Gyulay – “Ndryshimet janë të dukshme që në këtë moment, falë shpejtësisë me të cilën po kryhen punimet”. Mgjs edicioni i 40 në “Hungarian Grand Prix” do të zhvillohet pa tribunën kryesore ku vendosen “media center” dhe zyrat e kontrollit të garës, cirkuiti do të jetë një qendër multifunksionale prej vitit 2026. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë