Futboll

Transferimi i Rabiot te Junajted mund të dështojë prej…mamasë së lojtarit

Transferimi i mesfushorit francez, Adrien Rabiot te Mançester Junajted mund të dështojë. Arsyeja? Mamaja e lojtarit.

Sipas mediave mediave italiane, Veronique Rabiot kërkon që djali i saj të paguhet 7 mln euro në sezon, aq sa paguhet të Juventusi.

Por, drejtuesit e skuadrës angleze nuk ofrojnë më shumë se 5 mln euro në sezon për mesfushorin.

Junajted dhe Juventus arritën më parë marrëveshjen për transferimin e mesfushorit francez nga Seria A në Premier League për një shifër prej rreth 18 mln eurosh.

Rabiot ishte në listën e disa lojtarëve që bardhezinjtë nxorrën në merkato e nuk rinovuan kontrata. Në vend të tij, Allegri ka afruar në ekipin e parë Nikola Faxholin, ndërsa pret edhe rekuperimin e Pol Pogba.

Megjithatë, në rast se Junajted nuk plotëson kërkesat financiare të mamasë së lojtarit, atëherë ai mund të rikthehet në Torino, ku ka edhe një vit kontratë për të përmbyllur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë