Frimpong dhe Wirtz janë dy blerjet e para në merkaton e kësaj vere nga Liverpool. Holandezi dhe gjermani do të vazhdojnë të jenë shokë skuadre edhe në Premier League, pas kohës së aktivizimit në Bundesliga. Dy lojtarë të kërkuar nga Arne Slot që shtojnë numrin e atyre që kanë veshur uniformën e “aspirinave” dhe të kuqve në ishull.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, këtë rrugë e hapi finlandezi Sami Hyypia (1999-2009 Liverpool, 2009-2011 Leverkusen) për të vazhduar me ukrainasin Andriy Voronin (2004-2007 Leverkusen, 2007-2010 Liverpool). Emre Can është një tjetër emër që ka luajtur me Bayer Leverkusen (2013-2014) dhe Liverpool (2014-2018). Ndërsa Xabi Alonso, luajti me “the Reds” (2004-2009) dhe drejtoi “aspirinat” (2022-2025).

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.