Futboll

Trajneri Zhires zbulon listën e Kosovës, disa risi te ‘Dardanët’

Gazeta Si – Alen Zhires, trajneri i Kosovës, ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e radhës me Irlandën e Veriut dhe Qipron. Francezi ka përfshirë në listën me 26 lojtarë disa emra të rinj.

Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, dy lojtarë të Ballkanit kampion në fuqi, janë grumbulluar nga trajneri Zhires për sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Irlandës së Veriut më 24 shtator dhe ndaj Qipros më 27 shtator.

Lista e trajnerit Zhires. Gazeta Si, 16 shtator 2022

Shkëlqim Vladi është një tjetër emër i ri në listën e Kosovës. Po ashtu, në kombëtaren e Kosovës rikthehet edhe Leart Paqarada. Bie në sy mungesa e Valon Berishës, i cili tashmë luan në Australi. ‘Dardanët’ grumbullohen të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë