Gazeta Si – Trajneri Reja zhvilloi sot një ndeshje testuese në stadiumin “Niko Dovana”. Italiani e ndau grupin e lojtarëve në dy skuadra, që u vunë përballë njëra-tjetrës.
Pjesë e Kombëtares në këtë grumbullim janë edhe disa lojtarë të Shpresave. Ndeshja testuese përfundoi me rezultatin 0-0. Ajo zgjati 70 minuta, me nga 35 minuta secilën pjesë.
Në njërën anë, në ekipin me uniformë të bardhë luajtën Selmani, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Hoxhallari, Ramadani, Rrapaj, N.Bajrami, Uzuni dhe Balaj.

Në anën tjetër, ekipi me uniformë të kuqe kishte në përbërje këta lojtarë: Berisha, Balliu, Ismajli, Dermaku, Veseli, Lenjani, Kraja, Abrashi, Çekiçi, Cikalleshi dhe Seferi.
Trajneri Reja bëri shumë ndryshime në pjesën e dytë. Ai aktivizoi edhe Mitajn, Kalajn, Toçin, A.Bajramin, Haverin, Dobrën, Kastratin dhe Tafasin.
Nuk luajti në këtë ndeshje Kristjan Asllani, i cili kishte pësuar një dëmtim të lehtë në stërvitje. Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e pare me Islandën. Nuk luajti as Klaus Gjasula, sepse pati shqetësime me stomakun.
Me kuqezinjtë është bashkuar edhe sulmuesi Xhakomo Vrioni. Pritet edhe Armando Broja që të kompletohet grupi. Trajneri Reja ka qenë përgjithësisht i kënaqur me gjendjen e të tijve.
Kuqezinjtë do të luajnë tri ndeshje në qershor, me Islandën, Izraelin dhe Estoninë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




