Gazeta Si – Kush do të jetë trajneri i vitit për klube për 2022-shin? Në listë janë 15 kandidatë për këtë çmim, mes tyre dy italianët Karlo Ançeloti dhe Luçiano Spaleti. Përzgjedhjen do ta bëjë instituti i historisë dhe statistikave të futbollit (IFFHS).
Fituesi, që do ta pësojë Tomas Tuhel, do të shpallet në fillim të vitit 2023. Karlo Ançeloti u shpall kampion Europe me Realin e Madridit dhe është favorit kryesor për këtë çmim individual. Kurse Luçiano Spaleti është kandidat, falë ecurisë së jashtëzakonshme në pjesën e parë të sezonit me Napolin.
Në listë është edhe Zhoze Mourinjo, trajneri i Romës, që fitoi Ligën e Konferencës sezonin e shkuar.

Kandidatë të tjerë janë Jurgen Klop (Liverpul), Pep Guardiola (Mançester Siti), Unai Emeri (Aston Vila), Julian Nagelsman (Bajern Mynih), Oliver Glasner (Eintraht Frankfurt), Dorival Junior (Flamengo), Luis Felipe Skolari (Atletiko Paranaense), Abel Ferreira (Palmeriras), Hugo Ibarra (Boka Zhuniors), Valid Regragui (Kazablanka), Brajan Shmetzer (Siatëll Sounders), Albert Riera (Oukland Siti)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




