Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka rezultuar pozitiv me Covid. Kjo është komunikuar nga vetë klubi kuqezi nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, ku thuhet se pas tamponëve të kryer, trajneri ka rezultuar pozitiv, ndonëse nuk pa asnjë simptomë.
“AC Milan njofton se Stafano Pilo ka rezultuar pozitiv pas tamponit të shpejtë të kryer ditën e sotme në mëngjes. Autoritetet shëndetësore janë informuar dhe trajneri, i cili momentalisht nuk po tregon asnjë simptomë, është izoluar në karantinë në shtëpinë e tij.
Të gjitha testet e tjera të kryera nga stafi dhe skuadra kanë rezultuar negativë. Si rezultat seanca e sotme stërvitore është anuluar. Stërvitja përpara ndeshjes me Napolin do të rinisë të hënën, në varësi të përcaktuara në protokollin federal”, thuhet në komunikatën e Milanit.
Ndërkohë te Milani shpresojnë që infektimi të mos ketë prekur futbollistët, duke qenë se nga fundjava e ardhshme e pret një kalendar i ngjeshur në kampionat, ku do të ketë një ndeshje shumë të vështirë me Napolin dhe mungesa e Piolit mund të ndikojë shumë këtë periudhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




