Futboll

Trajneri Edi Reja mbështet Dukën: Politika nuk ka vend në futboll!

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, në një prononcim të fundit për “Corriere Dello Sport”, ka shprehur solidaritetin ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka, pas ngjarjeve të fundit. Italiani thekson se politika nuk ka vend në futboll.

Edi Reja, trajneri i Kombëtares. Gazeta Si, 27 janar 2022

“Dua të shpreh solidaritetin tim të plotë për presidentin Duka. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të shihja një incident të kësaj natyre, më vjen keq për Dukën. Kam dëgjuar për polemikat në Shqipëri, por mund të them që politika nuk ka vend në futboll. Me FSHF-në po bëjmë një punë të jashtëzakonshme dhe do ishte mëkat të prishej apo të vihej në diskutim”, – ka thënë mes të tjerash trajneri Reja.

Pas lajmit të vendosjes së tritolit në shtëpinë e Dukës, mesazhe mbështetëse kreu i FSHF-së ka marrë nga shumë federata europiane, si dhe nga FIFA dhe UEFA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë