Ka ndodhur

Trajleri i ngarkuar me krom përmbyset në Kalimash, humb jetën 37-vjeçari

Gazeta Si – Një 37-vjeçar me iniciale S.L., ka humbur jetën në një aksident rrugor rreth orës 06:30 në Kalimash, ndërsa ka qenë duke drejtuar një trajler të ngarkuar me krom.

Për shkak të një manovre të gabuar, shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë trajleri ka rënë nga një lartësi.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 37-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë