Ka ndodhur

Trajleri godet nga pas autobusin me pasagjerë në Lezhë, lëndohet një fëmijë

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lezhë-Milot. Sipas burimeve paraprake, autobusi është goditur nga pas nga një trajler te kryqëzimi i Shëngjinit.

Mësohet se si pasojë është lënduar një fëmijë, i cili është dërguar për mjekim në spital. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë