Futboll

Trainerët e mëdhenj të Bayern II

Nga Pep Guardiola te Hansi Flick dhe Julian Nagelsmann vetëm në dekadën e fundit, Bayern ka patur të punësuar disa prej trainerëve më të njohur në futbollin gjerman dhe ndërkombëtar. Por nuk është vetëm skuadra e parë që josh emra të tillë, por edhe ajo e Bayern II që është drejtuar prej emrash të njohur që dikush edhe mund ti ketë harruar:

Erik ten Hag (2013-2015)
Në dy sezone në Regionalliga, vendosi rekordin e pikëve me 77 dhe 79 përkatësisht. Pas largimit nga Bayern punoi me Utrecht dhe Ajax në Holandë. Man Utd në Angli dhe pak ditë më parë firmosi me Bayern Leverkusen në Bundesliga

Martín Demichelis (2021/22)
Vendosi një rekord sa ju përket golave në një sezon në Regionalliga, 103 për vendin e dytë që me stilin sulmues tërhoqi vëmendjen e River Plate në Argjentinë.

Sebastian Hoeneß (2019/20)
E ngjiti skuadrën nga Regionalliga në Kategorinë e 3 duke i dhënë të vetmin titull deri tani aty. Mqs skuadrat reserve nuk ngjiten në Bundesliga 2, Sebastian Hoeneß u largua drejt Hoffenheim dhe tani drejton VfB Stuttgart.

Tim Walter (2017/18)
Në 2015 drejtoi Bayern U17 drejt titullit kampion dhe dy vite me pas mori drejtimin e Bayern II me të cilin u shpall nënkampion në Regionalliga me 84 gola të shënuar. Pas kësaj eksperience u transferua te Holstein Kiel, Stuttgart, Hamburg dhe Hull City.

Mehmet Scholl (2009/10 & 2012/13)
Në sezonin e parë punoi me talente si Thomas Müller, Toni Kroos dhe Holger Badstuber me të cilët u rendit në vendin e 8. Në të dytin u shpall nënkampion në Regionalliga me Emre Can dhe Fabian Hürzeler (që më pas u bë trainer i St. Pauli-t dhe tani te Brighton. Pas largimit nga stoli i trainerit, i është përkushtuar punës si analist televiziv


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë