Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Shkodrës ditën e sotme.
Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë ka humbur jetën teksa është mbytur duke shpëtuar nga mbytja dy turistë të huaj që ranë në ujë.
Viktima është Arben Alamani, 51 vjeç. Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Mbeten ende të panjohura dinamika e ngjarjes dhe rrethanat se si kanë rënë turistët në ujë. Grupi hetimor vijon punën për gjetjen e trupit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


