Gazeta Si – Tre persona, të cilët dyshohet se janë anëtarë të një familjeje, janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit në Kosovë rreth orës 16:30.
Mediat kosovare raportojne se babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.
KosovaPress mëson se bëhet fjalë për një krim brenda familjes Bekteshi, ku janë gjetur të vdekur burrë e grua, si dhe djali i tyre, i moshës së rritur dhe ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




