Ngjarje

Tragjedia në Sarandë/ ISHMT: S’ishte ashensor, por pajisje e përshtatur për transport mallrash

Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka reaguar pas verifikimeve në Club Orange në Sarandë, ku humbi jetën 17-vjeçari Antonio Delilaj, i cili punonte kamerier në klub. ISHMT thotë se pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange Club”.

“Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut nga ana e tij pas verifikimit në terren ka konkluduar se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por në një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti ndaj dhe më herët nuk ka patur inspektime nga ISHMT-JA”, shkruhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë