Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriut ku të paktën 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit.
Kreu i qeverisë shqiptare shpreh ngushëllimet ndërsa thotë se është pa fjalë pas kësaj ngjarje. Ai po ashtu shpreh gatishmërinë për çdo ndihmë të nevojshme.
Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të…
— Edi Rama (@ediramaal) March 16, 2025
“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan Rama.
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut ndodhi gjatë një performance të një grupi të njohur në vend të quajtur DNK. Nga ngjarja kanë mbetur të lënduar 118 persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.