Gazeta Si – Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë konfirmon se mes viktimave që shkaktoi aksidenti tragjik hekurudhor në Larisa të Greqisë, 4 janë shqiptarë.
Në një njoftim për mediat, thuhet po ashtu se po pritet përgjigjia e ADN-së së një shqiptari tjetër.
“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato”, – thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas MEPJ, “pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”.
Më herët, kanë lënë spitalin e Larisës disa shqiptarë të tjerë, të cilët kishin pësuar plagë më të lehta nga aksidenti tragjik.
Shërbimi mjekoligjor i Larisës i përbërë nga tre mjekë të specializuar nga Selaniku, Athina dhe Lamia, të cilët kanë punuar më herët në identifikimin e trupave në aksidente të tjera tragjike, janë vendosur në dispozicion në vendin e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




