Gazeta Si – Të paktën 11 persona humbën jetën dhe rreth 60 të tjerë u plagosën në një aksident të përgjakshëm automobilistik me 7 automjete të përfshira në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë që i përket departamentit të Marmarasë.
Sipas gazetës “Hurriyet”, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën.
Kaza, saat 04.30 sıralarında Kuzey Marmara Otoyolu'nun Sakarya Dağdibi mevkisinde meydana geldi. Aralarında 3 otobüs ve 1 TIR'ın da bulunduğu 7 araç zincirleme trafik kazasına karıştı. İhbar üzerine bölgeye çok sayıda itfaiye, 112 acil sağlık, polis ve jandarma ekibi sevk edildi.… pic.twitter.com/oYUJzI5bmo
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) December 28, 2023
Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, i cili duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion.
Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, siç ka shpjeguar guvernatori i Sangarit, Yasar Karadeniz.
Sakarya'da zincirleme kaza: 11 ölü, 57 yaralı
— Haber Report (@HaberReport) December 28, 2023
Sakarya'da, Kuzey Marmara Otoyolu'nda, yoğun sis nedeniyle 3’ü yolcu otobüsü, 7 aracın karıştığı zincirleme trafik kazasında 11 kişi öldü, 57 kişi yaralandı. pic.twitter.com/qp57CEyDbI
Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
Rruga për në Stamboll mbetet e mbyllur deri më tani, sipas mediave lokale turke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



