Gazeta Si – Tre shqiptarë, kanë humbur jetën gjatë në një aksident me makinë gjatë një tentative për t’i shptuar ndjekjes së policië.
Mediat spanjolle, raportojnë se shqiptarët kishin tentuar të grabitnin një farmaci në Malaga dhe janë përplasur me automjetin e një polici, i cili po kthehej në shtëpi nga puna dhe është viktima e katërt e këtij aksidenti.
Mediat spanjolle shkruajnë se grupi i shqiptarëve kishte kryer mbi 10 grabitje që nga shkurti i këtij viti. Ata janë të dyshuar edhe për grabitje të kryera në stacionet e zjarrfikësve.

Në momentin kur patrulla e policisë ishte në ndjekje të tyre, ata u futën në një rrugë kundravajtje. Për pasojë, tre grabitësit dhe polici mbetën të vdekur në vendngjarje.
Ngjarja nisi pas një përpjekjeje për grabitje në një farmaci në rrugën “Lope de Rueda”, në lagjen Puerto de la Torre.

Tre grabitësit, të cilët besohet të jenë anëtarë të një bande të njohur shqiptare, tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm. Policia Kombëtare dhe ajo vendore u vu menjëherë në ndjekje të tyre.
Gjatë arratisjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar duke hyrë në drejtim të kundërt në autostradën A-7 drejt Torremolinos.
Efectivos de la Policía Local y de Bomberos han intervenido en un accidente de tráfico registrado esta madrugada en la A-7 entre dos turismos, en el que han resultado fallecidas cuatro personas. pic.twitter.com/JzR6kgtFGk
— Área de Seguridad Málaga (@seguridad_mlg) June 5, 2025
Pikërisht aty ndodhi përplasja fatale me makinën e nën-inspektorit 48-vjeçar, i cili nuk po merrte pjesë në operacion, por po kthehej në shtëpi pas një turni nate.
Përplasja e fuqishme çoi në shpërthimin në flakë të dy automjeteve. Sipas autoriteteve të Këshillit të Qytetit të Malagës, zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga mjetet e djegura.

Tre personat në makinën e grabitësve u gjetën të pajetë, ndërsa oficerët e Policisë Lokale nxorën nga makina nën-inspektorin, por fatkeqësisht nuk mundën t’i shpëtonin jetën.
Nën-inspektori i ndjerë ishte baba i dy fëmijëve dhe kishte mbi 20 vite në shërbim. Burime pranë hetimit shpjegojnë se oficeri nuk ishte pjesë e operacionit policor për kapjen e kriminelëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.