Kosova

Tragjedi në Serbi, 4 të rinj shqiptarë nga Kosova humbin jetën në një aksident rrugor

Katër të rinj shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar, Serbi.

Rreth orës 21:45 dy vetura janë përplasur kokë më kokë në autostradë, ndërsa raportohet për dy persona të lënduar nga automjeti tjetër, të cilët janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit, mediave serbe.

Këto të fundit, shkruajnë se viktimat janë shqiptarë dhe se për vdekjen e tyre, autoriteteve të Novi Pazarit iu është dërguar telegram ngushëllimi nga Presheva.

Në aksident janë përfshirë tri makina, ndërsa policia vijon hetimet. Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).

Po ashtu, thuhet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë