Motosport

Tragjedi në Motoçiklizëm, humb jetën piloti 19-vjeçar Jason Dupasquier

Një lajm i tmerrshëm ka tronditur botën e Motoçiklizmit botëror: Jason Dupasquier, piloti i Moto3 që u aksidentua gjatë provave kualifikuese, nuk ia ka dalë të mbijetojë. Zvicerani 19-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në një spital të Firences, ku ishte oepruar gjatë natës. Lajmi është dhënë zyrtarisht nga faqja zyrtare në Tuiter e MotoGP, që shkruante: “Do të na mungosh shumë, u prehsh në paqe!”

Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale, së cilës piloti zviceran iu nënshtrua, nuk mundi të mbijetonte. Gjendja e tij u duk menjëherë shumë e rëndë, duke lënë fare pak shpresë, më pas situata u rëndua dhe ai ndërroi jetë. Menjëherë pas lajmit tragjik një lumë ngushëllimesh nga miqtë dhe shokët, kolegët dhe institucionet kryesore të automobilizmit botëror.

“Mjetet e ndihmës së shpejtë dhe mjekët e FIM shkuan menjëherë në vendgjarje dhe piloti u mjekua në pistë, për t’u transferuar më pas me helikopter për në Firence, – shkruhet në faqen e MotoGp – Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të stafit mjekësor të cirkuitit dhe atyre që e kuruan më pas, nga spitali është njoftuar se Dupasquier humbi jetën për shkak të plagëve”.

Vendi ku ndodhi incidenti. Gazeta Si, 30 maj 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë