Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Odisha të Indisë ka shkuar në 288 dhe mbi 1000 janë plagosur, raporton CNN. Numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë njerëz dyshohet se janë bllokuar nën vagona. Në aksident u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një mallrash.
Më shumë se 115 ambulanca dhe disa njësi të shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.
Ushtria indiane, ekipe nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive, Forca e Veprimit të Shpejtë të Fatkeqësive Odisha dhe shërbimet e zjarrit të shtetit janë dërguar në vend.

Qindra njerëz janë mbledhur jashtë spitaleve për të dhuruar gjak. Një zyrtar i lartë tha se rreth 850 njerëz janë shtruar në spital. Ministri i Hekurudhave Ashwini Vaishnaë urdhëroi një hetim të nivelit të lartë për incidentin ndërsa kryeministri i Odisha, Naveen Patnaik shpalli zi shtetërore njëditore.
Ky konsiderohet si një nga aksidentet më vdekjeprurëse të trenave në Indi në kohët e fundit. India ka pasur shumë aksidente të mëdha hekurudhore në të kaluarën, por siguria hekurudhore është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit falë investimeve dhe përmirësimit të teknologjive.
Aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Indisë ndodhi më 6 qershor 1981 kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në shtetin e Biharit dhe shtatë vagonë ranë nga një urë në ujërat e lumit Bagmati, duke vrarë mbi 800 njerëz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



