Gazeta Si – Nuk ka mundur të mbijetojë motoçiklsti spanjoll Falkon. Një javë pas incidentit ai ka ndërruar jetë. Motoçiklisti 45-vjeçar, Karles Falkon, është viktimë e një rrëzimi gjatë etapës së dytë të ‘rally’ që po zhvillohet në Arabinë Saudite dhe që sapo ka hyrë në javën e fundit të garës.

Incidentit i Falkon ndodhi vetëm 15 kilometra para mbylljes së një gare speciale prej gati 450 kilometrash. Sapo u stabilizua, piloti nga Tarragona u transportua me avion në spetalin e Riadit në Arabinë Saudite, ku qëndroi në terapi intensive. Tri ditë më parë u çua në Spanjë, ku gjendja e tij nga e rëndë u bë kritike.
Që në fillim shqetësoi hemoragjia cerebrale, që e bënte të pamundur ndërhyrjen urgjente në vertebër. Falkon kishte fraktura edhe në pesë brinjë, klavikul dhe kyçin e majtë. U dërgua në Spanjë me një avion mjekësor për ndihmë më të specializuar, por nuk ia doli të shpëtonte.
“Këtë të hënë, më 15 janar, Karles na la. Ishte një person i buzëqeshur, gjithonë aktiv, që e donte me pasion çdo gjë që bënte, sidomos motorët. Na la duke bërë atë që ishte ëndrra e tij: të garonte në Dakar. Do ta kujtojmë për kënaqësinë që na ka falur të gjithëve”, – shkruan skuadra e spanjollit, TwinTrail Racinga Team, në njoftimin për ndarjen nga jeta të Falkon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.