Gazeta Si – Në cirkuitin e përmbytur të Spa, piloti holandez u godit drejtpërdrejt nga një makinë tjetër që vinte pas shpinës së tij. Të kota përpjekjet e ndërhyrjes së shpejtë.

Tragjedi në botën e automobilizmit. Piloti i ri holandez, Dilano van’t Hoff, 18 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë xhiros së fundit në garën e Spa-Francorchamps, e vlefshme për etapën e 4-t të kampionatit të Formula 3 rajonale europiane.
“We are so sad to learn of the passing of Dilano van 't Hoff today at Spa-Francorchamps.
— Formula 1 (@F1) July 1, 2023
Dilano died in pursuit of his dream to reach the pinnacle of motorsport.
Along with the entire motorsport community, our thoughts are with his family and loved ones.”
Stefano Domenicali pic.twitter.com/Kn0gklf9RN
Van’t Hoff u përplas nga një makinë tjetër nën rrebeshin që kishte përfshirë cirkuitin e famshëm belg. Ai kishte mbetur në mes të pistës, kur u godit nga makina që vinte pas tij. Piloti u nxorr pa ndjenja nga makina, u transportua me shpejtësi fillimisht në qendrën mjekësore e pastaj me urgjencë për në spital, por gjithçka kishte marrë fund.
Dinamika e këtij incidenti riktheu kujtimet e ngjarjes së 2019-ës mes Juan Manuel Correa e Anthoine Hubert, që i kushtoi jetën talentit të ri francez në F2.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



