Bota

Tragjedi e dyfishtë në Mesdhe, dhjetëra emigrantë të vdekur e të zhdukur në brigjet italiane

Gazeta Si – Sërish viktima në Detin Mesdhe në brigjet kalabreze të Italisë. Lajmin e ka raportuar OJQ “Resqship” në profilet e saj sociale.

Anija “Nadir” arriti të sillte në siguri 51 njerëz nga një varkë, por për 10 të tjerë ekipet e shpëtimit mbërritëjn shumë vonë: dhjetë të vdekur u gjetën mes një varke prej druri.

“Në bord – shpjegon OJQ Resqship – kishte 61 emigrantë: 51 u evakuuan, dy prej tyre pa ndjenja (ekipi i OJQ-së ndërhyri gjithashtu me sëpatë për të thyer bykun dhe për të hyrë brenda në varkë).  10 të tjerë u gjetën të vdekur në kuvertën e poshtme të varkës. Shpëtimi erdhi shumë vonë". “Nadir” tani po lundron drejt Lampeduzës. 

Një operacion i dytë shpëtimi u zhvillua në brigjet e Roccella Jonica pas fundosjes së një varke me vela me emigrantë në bord.

Dyshohet se mjeti u largua nga Turqia. 12 persona, njëri prej të cilëve vdiq, mbërritën në portin e Kalabrisë pasi u shpëtuan në det rreth 120 milje nga bregu italian.

Sipas dëshmive të para të personave të shpëtuar, rreth 50 nga shoqëruesit e tyre kanë vdekur nga përmbysja e varkës me të cilën po udhëtonin.

Aktiviteti filloi pas sinjalizimit për rrezik “mayday” të nisur nga një anije franceze, që lundronte në buzë të zonave të kompetencës SAR-it të Greqisë dhe Italisë, e cila, pasi raportoi praninë e varkës gjysmë të fundosur, gjeti 12 emigrantë në bord.

Pasi mori sinjalin “mayday”, Qendra Italiane e Koordinimit të Shpëtimit Detar të Rojës Bregdetare të Romës devijoi menjëherë në vendngjarje dy anije tregtare që lundronin aty pranë, një avion të Gardës Bregdetare ATC42 dhe varkat patrulluese CP305 dhe CP326 të stacionuara në Kalabri. Asetet e Frontex-it gjithashtu ndërhynë në terren.

Të 12 të humburit, të transportuar fillimisht nga njësia franceze në një anije tregtare, u gjetën në bordin e Cp305 që u drejtua drejt portit të Roccella Jonica.

Këtu emigrantët u zbarkuan dhe iu besuan 118 punonjësve shëndetësorë, një nga emigrantët vdiq menjëherë pas operacioneve të zbarkimit. Kërkimet në zonë janë duke u zhvilluar aktualisht me mjetet e rojes bregdetare dhe Frontex.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë